Policia e Mirditës ka arrestuar një 35-vjeçar, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person me të cilin ishte konfliktuar.
Në pranga ka rënë shtetasi E. Sh., i cili pas një konflikti të çastit me shtetasin V. P., i kishte thyer xhamin e makinës këtij të fundit dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste me pistoletë.
Mësohet se në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi E. Sh. është larguar me shpejtësi, por nuk ka mundur dot të largohet, pasi është kapur pas disa minutash ndjekjeje nga shërbimet e Policisë Mirditë.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit E. Sh., 35 vjeç, banues në Nderfane, Mirditë, për veprat penale në ngarkim të tij “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shkatërrim prone”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.



