I burgosuri humbi jetën në burgun e Reçit, dyshohet se piu ilaçe për t’i dhënë fund jetës (VIDEO)

I burgosuri humbi jetën në burgun e Reçit, dyshohet se piu ilaçe për t’i dhënë fund jetës (VIDEO)

Një i burgosur në burgun e Reçit në Shkodër, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në qelinë e tij.

 

Gazetarja Bendis Druni raportoi për “MCN Live” se i riu u dërgua në spitalin e Koplikut, por pa mundur që t’i shpëtohet jeta.

 

Sipas saj, dyshohet se i riu mund të ketë pirë disa ilaçe për t’i dhënë fund jetës.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informoi se 20-vjeçari nga Rumania, Nicolae Ionnut Erion Deliver, gjatë paradites së të dielës, është konstatuar nga personeli i shërbimit duke qëndruar në shtrat, çka ka sjellë njoftimin e menjëhershëm të personelit shëndetësor të institucionit.

 

Pas vlerësimit mjekësor, janë konstatuar parametra jetësorë të ulët dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore, me rekomandim për dërgim të menjëhershëm në urgjencën e spitalit rajonal.

 

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Deliver ishte arrestuar më parë për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

 

Sipas njoftimeve të vitit 2023, i riu rumun ishte arrestuar nga policia për shpërndarje të kanabisit, madje edhe në afërsi të shkollave të qytetit. Ai u kap në flagrance në lagjen “Qemal Stafa”, duke poseduar lëndë narkotike të ndarë në doza me qëllim shitjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy