Kapen 30 klandestinë në malin e Moravës

Kapen 30 klandestinë në malin e Moravës

Gjatë patrullimeve të policisë kufitare dhe asaj Frontex, u kapën në malin e Moravës rreth 30 emigrantë të paligjshëm.

Sipas informacioneve, ata kanë ecur në këmbë prej kufirit të gjelbër, dhe gjatë shtegut të ndjekur kanë mbërritur në Malin e Moravës.

Mësohet se të huajt janë të gjithë të gjinisë mashkullore, mes tyre edhe disa minorenë, sirianë dhe palestinezë.

Edhe pse në temperatura nën 0 gradë, sërish ata marrin rrugën për të kaluar drejt vendeve të BE.

Gjatë ndalimit të tyre, është bërë edhe kontrolli mjekësor, ku veç lodhjes dhe të ftohtit, asnjëri prej emigrantëve nuk ka dëmtime të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy