Aksidentet/ Policia me makina inteligjente: Evidentojnë shpejtësinë dhe lexojnë automatikisht targat

Aksidentet/ Policia me makina inteligjente: Evidentojnë shpejtësinë dhe lexojnë automatikisht targat

Drejtoria e Policisë Rrugore ka nxjerrë një flotë të re makinash të pajisura me radarë dhe lexues automatikë të targave.

“Blutë” bëjnë me dije se nga mbrëmja e djeshme, përveç makinës inteligjente dhe radarëve automatikë, kanë dalë në terren edhe 10 automjete të reja, të pajisura me mjete logjistike që evidentojnë, në ecje, shpejtësinë e qarkullimit dhe lexojnë automatikisht targat e automjeteve.

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë evidentuar, nga makina inteligjente, në rrugët e kryeqytetit, 123 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi dy deri në tre herë mbi normën e lejuar, të cilëve u është pezulluar leja e drejtimit nga 3 deri në 12 muaj, janë ndëshkuar me masë administrative nga 10.000 deri në 30.000 lekë të rinj, si dhe u janë zbritur nga 5 deri në 12 pikë nga leja e drejtimit”, thuhet në njoftim.

“Nga konstatimet e operatorëve rezultoi se nga 103 drejtues mjetesh të evidentuar për qarkullim me shpejtësi, 39 prej tyre, krahas shpejtësisë, janë konstatuar edhe duke përdorur celularin; 31 prej tyre, krahas shpejtësisë, janë konstatuar edhe pa vendosur rripin e sigurimit, ndërsa 23 drejtues mjetesh janë konstatuar duke kryer 3 shkelje, tejkalim shpejtësie, mosvendosje të rripit të sigurimit dhe përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. Ndërkohë, si rezultat i vënies në përdorim të flotës së re të automjeteve, janë konstatuar, në ecje, brenda unazës dhe në rrugët e tjera të kryeqytetit, 56 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, 9 drejtues mjetesh që kishin pa shlyer nga 10 deri në 17 masa administrative, si dhe 4 automjete të shpallura “Alert” për shpejtësi, matur nga radarët automatikë”, vijon njoftimi.

Makina inteligjente dhe flota e makinave e pajisur me radarë e lexues automatikë të targave do të qarkullojnë jo vetëm në rrugët e kryeqytetit, por edhe në të gjitha qytetet dhe akset rrugore në vend. Policia thotë se qëllimi është disiplinimi i parakalimeve të gabuara, parandalimi i shpejtësisë dhe të manovrave të rrezikshme në rrugë, evidentimin e atyre drejtuesve të automjeteve që përdorin celuarin gjatë drejtimit të automjetit apo nuk vendosin rripin e sigurimit, si dhe për evidentimin e ndëshkimin e çdo shkeljeje tjetër që është burim për përfshirje në aksidente rrugore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy