Një grua e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj sot rreth orës 19.00 në Elbasan. Vdekja e saj është zbuluar pasi i biri i kërkoi ndihmë policisë, duke qenë se prej dy ditësh ajo nuk i përgjigjej në telefon.
Zjarrfikësit kanë arritur fillimisht të futen nga dritarja e katit të katërt dhe më pas është hapur dera e apartamentit, nga ku janë futur i biri dhe policia, të cilët kanë konstatuar se e moshuara që jetonte vetëm kishte vdekur.
Ndërkohë trupi i saj është dërguar në morgun e qendrës spitalore të Elbasanit për t’i bërë autopsinë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së saj.



