
Një 80-vjeçare është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme brenda banesës së saj në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit.
Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë, pasi kishin disa ditë që nuk e shihnin dhe nuk kishin asnjë kontakt me të moshuarën.
Pas mbërritjes së shërbimeve të policisë dhe hapjes së derës së apartamentit, 80-vjeçarja u konstatua e pajetë.
Nga të dhënat e para hetimore, dyshohet se e moshuara mund të kishte ndërruar jetë rreth tre ditë më parë për shkaqe natyrale.
Mësohet se ajo jetonte e vetme në banesë, pasi fëmijët e saj ndodhen në emigracion jashtë shtetit.
Grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
