
Policia e Shtetit njofton se mëngjesin e sotëm, rreth orës 01:50, në Rruga “Vasil Ndocka” në Tiranë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në një automjet të parkuar, në pronësi të shtetasit O.K., 36 vjeç.
Sipas policisë, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.



