I dënuari për vrasje ndërron jetë në QSUT, dyshohet arrest kardiak

I dënuari për vrasje ndërron jetë në QSUT, dyshohet arrest kardiak

Një i dënuar 73-vjeçar, i cili vuante dënimin në IEVP Lezhë për veprën penale “vrasje me dashje”, ka ndërruar jetë në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).

 

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, shtetasi A.B., i datëlindjes 01.07.1953, lindur dhe banues në Fier, ishte shtruar në QSUT që prej datës 17.05.2026, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

 

Më herët, ai ishte transferuar nga IEVP Lezhë në Spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas në QSUT për trajtim të specializuar, pasi vuante nga një gjendje e rënduar shëndetësore.

 

Sipas informacionit paraprak mjekësor, shkaku i vdekjes dyshohet të ketë qenë “arrest kardiak”. Rasti po ndiqet sipas procedurave përkatëse.

 

Autoritetet kanë shprehur ngushëllime për familjarët e të ndjerit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy