Plagosi me armë 39-vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori në Mat

Plagosi me armë 39-vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori në Mat

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi gjatë një konflikti ka plagosur me armë zjarri një 39-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, rreth orës 04.30, kanë marrë njoftim se  një shtetas kishte shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për  zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi B.K., 38 vjeç, banues në Burrel, ku vijon puna për kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këto dy shtetas kanë qenë në një lokal duke konsumuar alkool dhe pasi kanë dalë nga lokali , janë konfliktuar për motive të dobëta dhe shtetasi B.K., ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A.D, 39 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë së Matit në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Dibër,  kanë shoqëruar në Komisariat 8 persona që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje me qëllim zbardhjen  dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy