
Është gjetur pas pothuajse 48 orësh kërkimesh në liqenin e Shkodrës, trupi i pajetë i kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali.
Trupi i tij u gjet gjatë ditës së tretë të operacionit të kërkimit, që nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.
Arben Anamali, 51 vjeç, kapiten i një anije turistike në liqenin e Shkodrës, u hodh në ujë dy ditë më parë për të shpëtuar dy turistë të huaj nga mbytja dhe ia doli, por humbi jetën e tij.



