Elbasan/ Kapen dy të rinj, shpërndanin heroinë në qytet

Elbasan/ Kapen dy të rinj, shpërndanin heroinë në qytet

Dy të rinj janë arrestuar në qytetin e Elbasanit, pasi u kapën me një sasi heroine. Efektivët e policisë i kapën në flagrancë me heroinë në xhep të rinjtë, ndërsa një tjetër sasi u gjet pas kontrollit të banesës. Në pranga janë vënë: Redi Zeneli, 24 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale të  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Marius Tabaku, 27 vjeç, banues në qytetin Elbasan.

Sipas policisë, Tabakut gjatë kontrollit i është gjetur një dozë lënde narkotike e llojit heroine, të cilën rezultoi se e kishte blerë te Redi Zeneli.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij të fundit, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi pluhuri e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë,  (gjithsej 26 doza), një peshore elektronike dhe një sasi vlere monetare prej 12 000 lekësh, të cilat i ka siguruar nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes së lëndës narkotike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy