Një sherr mes dy personave në Tiranë, ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
Rreth orës 08:50 të mëngjesit të sotëm, është paraqitur në spital, i dyshuar i dëmtuar me mjet prerës, A. A., 61 vjeç, banues në Kombinat, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit E. M., 55 vjeç, banues në Kombinat.



