Sulmi ndaj gazetarit Syla në Kosovë/ AGK: I papranueshëm, nevojitet hetim urgjent 

Sulmi ndaj gazetarit Syla në Kosovë/ AGK: I papranueshëm, nevojitet hetim urgjent 

Gazetari dhe analisti, Valon Syla një ditë më parë është sulmuar nga disa persona në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Syla pësoi lëndime në kokë dhe pas trajtimit mjekësor, nga QKUK-ja tha se sulmuesit ishin “tre islamikë fanatikë”. “Po… sulmi, dmth… tre islamikë fanatikë më kanë sulmu. Shpejt e shpejt ka ndodh dhe kanë ikë”, tha Syla për RTV Dukagjini.

Pas lajmit për sulmin ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Në reagimin e Asociacionit thuhet se ky sulm është krejtësisht i papranueshëm dhe përpjekje serioze për të penguar dhe minuar lirinë e shprehjes dhe lirinë e medies në Kosovë.

AGK-ja, u bënë thirrje institucioneve kompetente që të marrin masat e duhura që urgjentisht të arrestojnë personat përgjegjës për sulmin dhe që ata të vihen para drejtësisë.

Ndryshe, gazetari njëherësh drejtuesi i Gazeta Metro, është sulmuar fizikisht në mbrëmje nga tre persona, të cilët dyshohet se e kanë përcjellë atë nga studio e T7, ku ishte i ftuar në debat, deri në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë.

Gazetari Syla ishte sulmuar edhe më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy