Lojërat e fatit/ Sekuestrohen 20 pajisje elektronike në Vlorë

Lojërat e fatit/ Sekuestrohen 20 pajisje elektronike në Vlorë

Dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit janë evidentuar dhe goditur në qytetin e Vlorës.

Sipas njoftimit, Policia e Vlorës ka sekuestruar 20 pajisje elektronike, ku dhe janë proceduar penalisht dy pronarët e lokaleve.

Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan 10 pajisje elektronike në gjendje pune në lokalin e shtetasit E. SH, në lagjen “24 Maji” dhe 10 pajisje elektronike në gjendje pune në lokalin e shtetasit A. A, në lagjen “1 Maji”, ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundërligjshëm i lojërave të fatit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. Sh., 23 vjeç dhe A. A., 30 vjeç, të dy banues në Vlorë, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy