Gjendet i pajetë 41-vjeçari në liqenin e Belshit

Gjendet i pajetë 41-vjeçari në liqenin e Belshit

Një 41 vjeçar është gjetur i pajetë mesditën e sotme në një nga liqenet që ndodhen në Belsh.

Mendohej që viktima të kishte humbur kontaktet një dite me parë nga familjaret, dhe sot është gjetur trupi i pajetë i tij.

Sipas familjarëve, i ndjeri vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Cërrik/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, është marrë njoftim se dyshohej se një shtetas ishte mbytur në liqenin e Belshit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, dhe në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga ky liqen, të trupit të pajetë të shtetasit F. Xh., 41 vjeç, i cili sipas deklarimeve të familjarëve, vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy