20 milionë euro drogë, dënohet koka e bandës italo-shqiptare

20 milionë euro drogë, dënohet koka e bandës italo-shqiptare

Të gjithë ishin “burra të mirë”. Të fshehur si familjarë të rregullt ata jetonin qetësisht, pa luks. Bëhet fjalë për një bandë italo-shqiptare, të shkatërruar në vitin 2014 nga policia e Parmës. Ata kishin ndërtuar një rafineri droge, heroinë dhe kokainë.

Sipas hetimeve, këta “burra të mirë” shqiptarë ishin në gjendje të fusnin në tregun italian sasi të mëdha të heroinës, shumë të pastër dhe kokainës. Ata qarkullonin rreth 20 milionë euro.

Organizata u shkatërrua në tetor të vitit 2014, ndërsa policia gjeti laboratorin e drogës në një shtëpi të braktisur, shkruan Tv Klan.

Është vlerësuar se ata kishin arritur të fusnin në Itali mbi 60 kg heroinë të pastër nga Evropa Lindore, me vlerë 20 milionë euro.

Më pas kjo drogë, duke u përpunuar, ishte nxjerrë në një sasi prej 480 kg. Gjatë operacionit “Prerja” policia sekuestroi 13 kg heroinë, 3 kg kokainë, 100 kg substancë përzierjeje dhe 13 mijë euro. Por sot koka e këtij grupi, Gëzim Hasa është dënuar me 8 vite burg dhe një gjobë prej 22 mijë euro.

Pas vuajtjes së dënimit ai do të dëbohet nga Italia. Ndërkohë disa anëtarë të tjerë të kësaj bande kanë marrë dënime të lehta. Po ashtu seanca gjyqësore do të vazhdojë për anëtarët e tjerë të bandës

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy