Kultivonin kanabis në pyjet e Malësisë së Krujës: 19 të arrestuar e 7 në kërkim

Kultivonin kanabis në pyjet e Malësisë së Krujës: 19 të arrestuar e 7 në kërkim

19 persona janë arrestuar ndërsa 7 janë shpallur në kërkim për akuzën e kultivimit të kanabisit në kuadër të operacionit të koduar "Malësia e Krujës".

Operacioni u ndërmor pas një hetimi 3 mujor.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata akuzohen se kanë kultivuar bimë narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatrave Shkretë, Mafsheq, Nojë, Qafë Shtamë, Picrragë, Brret, Borizanë të Bashkisë Krujë, ku në periudha të ndryshme, janë gjetur dhe asgjësuar kubikë të kultivuar me fara kanabis dhe fidanë narkotike Canabis Sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 33 aparate celulare dhe 1 armë zjarri pistoletë zhurmuese.

Të arrestuarit janë:

A. L., 31 vjeç, banues në Mamurras;

M. Ll., 56 vjeç, banues në Mirditë;

L. D., 47 vjeç, banues në Borizanë, Krujë;

N. M., 28 vjeç, banues në Krujë;

M. K., 61 vjeç, banues në Brret, Krujë;

R. K., 56 vjeç, banues në Brret, Krujë;

E. K., 27 vjeç, banues në Brret, Krujë;

Xh. K., 53 vjeç, banues në Picrragë, Krujë;

L. Sh., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë;

K. Sh., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë;

A. M., 65 vjeç, banues në Krujë;

F. M., 28 vjeç, banues në Krujë;

K. L., 47 vjeç, banues në Cudhi, Krujë;

A. G., 35 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;

F. M., 41 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;

B. K., 31 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;

I. X., 42 vjeç, banues në Nojë, Krujë;

G. K., 36 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;

U bë ndalimi me iniciativë për shtetasin:

  1. K., 30 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy