Vdekja e 13-vjeçares në Pukë, nën vëzhgim edhe tre fëmijët e tjerë të familjes

Vdekja e 13-vjeçares në Pukë, nën vëzhgim edhe tre fëmijët e tjerë të familjes

Vdekja e një vajze 13-vjeçare në fshatin Berishë të Njësisë Administrative Iballë, në Fushë-Arrëz, i ka vënë në alarm autoritetet shëndetësore.

Pas vdekjes së vajzës, edhe tre fëmijët e tjerë të familjes Smajli janë sjellë në QSUT për trajtim mjekësor.

Vajza 11-vjeçare ka shfaqur probleme me shëndetin dhe ndodhet e shtruar në reaminacionin e pediatrisë, ndërsa gjendja e dy vëllezërve të saj, 16 dhe 17 vjeç, paraqitet pa shenja virale, por po mbahen nën vëzhgim.

Mjekët e kanë përjashtuar fruthin për tre fëmijët, ndërkohë ISHP ende nuk ka konfirmuar shkakun e vdekjes së 13-vjeçares.

Drejtoria e Shëndetit Publik në Pukë ka ngritur një ekip lidhur me këtë rast, i cili do të verifikojë nga afër gjendjen në shtëpinë e familjes Smajli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy