
Rreth 30 banorë në Gjoricë të Bulqizës, kanë shfaqur simptona helmimi këtë të shtunë. Ata janë paraqitur pranë urgjencës së spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk ka informacion se kush e ka shkaktuar helmimin.
Banorët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe pasi morën trajtim në spital, u larguan për në banesa.
Në lidhje me këtë ngjarje, është ngritur grupi hetimor dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, e nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave.



