Deformoi të vërtetën për aksidentin me pasojë vdekjen, zbardhet ngjarja pas tre vitesh, arrestohet

Deformoi të vërtetën për aksidentin me pasojë vdekjen, zbardhet ngjarja pas tre vitesh, arrestohet

Një person i cili prej tre vitesh kishte deformuar të vërtetën për një aksident me pasojë vdekjen, është vënë në prangat e policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, kanë bërë ndalimin e shtetasit B.M., 54 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ky shtetas në vitin 2021, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë mbeti i lënduar një pasagjer i cili pas disa ditësh humbi jetën në spital.

54-vjeçari, në atë kohë, kishte deklaruar se automjetin e drejtonte viktima dhe jo 54-vjeçari.

Në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër, u dokumentua dhe u zbardhën rrethanat e kësaj ngjarjeje, si dhe u bë ndalimi i shtetasit B.M.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy