Po transportonte kubik kanabisi me makinë, arrestohet 30-vjeçari

Po transportonte kubik kanabisi me makinë, arrestohet 30-vjeçari

Policia ka bllokuar një makinë që po transportonte kubikë të kultivuar me fara kanabis sativa, ndërsa është arrestuar drejtuesi i mjetit dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga ka rënë Enkeled Domi, 30 vjeç, si dhe u shpall në kërkim një tjetër. Enkeled Domi rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja".

Shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë të vendosura në autostradë, për konstatimin e shkeljeve rrugore, i kanë dhënë atij shenjë për të ndaluar. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe është munduar të devijojë nga rruga, por pas ndjekjes është bllokuar nga Policia Rrugore.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në bagazhin e këtij mjeti, kubikë të kultivuar me fara kanabisi.

Gjatë tentativës për t’iu shmangur shërbimeve të Policisë, pasagjeri është hedhur nga automjeti dhe ka mundur të largohet, por është identifikuar si Arsen Kotorri 29 vjeç dhe është  shpallur në kërkim.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy