Tensione në gjyqin e Gërdecit/ Debate për kryerjen e akt ekspertimit ekonomiko-financiar

Tensione në gjyqin e Gërdecit/ Debate për kryerjen e akt ekspertimit ekonomiko-financiar

Procesi ndaj Fatmir Mediut në Gjykatën e Posaçme ka nisur me tensione dhe debat mes ish-ministrit të Mbrojtjes  dhe familjarëve të viktimave të “Gërdecit”.

Në seancën e kësaj të mërkurë u debatua për akt ekspertimin ekonomiko-financiar.

Mbrojtja e ish ministrit Fatmir Mediu u shpreh se ekspertet janë caktuar në mënyrë të njëanshme nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dhe se ekspertët janë në kushte papajtueshmërie për të kryer aktin e ekspertimit.

Ekspertet janë nga KLSH, Ministria e Drejtësisë dhe nga Ministria e Fincancave.

Sipas avokatit Ligori, pyetjet drejtuar ekspertëve janë tërësisht juridike. Pjesa më e madhe e pyetjeve kanë natyrë juridike, jo teknike.

Është absurde të japin ekspertët përgjigje juridike. Kompetente është prokuroria dhe gjykata në këtë fushë, jo ekspertët. Kërkojmë kryerjen e një riekspertimi kontabël me tre ekspertë të fushës. Asnjë nga ekspertët nuk kishte licencë.

Në seancën e sotme foli edhe ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu i cili tha se për 16 vite me radhë e akuzuan se e përzgjodhi ai Gerdecin, ndërkohë në këtë gjyq, u faktua se një gjë e tillë ishte e pavërtete.

Kjo është e qëllimshme për te mbajtur gjallë një proces politik. Pa asnjë hezitim mora përgjegjësinë morale, nuk u fsheha, nuk u largova dhe hoqa dorë nga mandati. Kërkoj që ky gjyq të bëhet live me kamera, që ta shikojnë të gjithë shqiptarët.

Në seancë pati edhe debate mes Mediut dhe familjes Durda.

Durda: Mos na ofendo, nuk ke turp.

Visha: Nxirreni jashtë.

Mediu: Kam te drejten te marr fjalën

Durda: E ka fajin prokuroria qe nuk të ngre akuzën e vrasjes.

Visha: Nuk mund të degjojme tallava dhe ofendime në mënyrë barbare.

Durda: Turp të të vije.

Visha: Sme vjen turp nga ju. Jasht nga salla. SUS të dy.

Feruzani: Mos më thuaj SUS mua.

Nga ana tjetër Prokuroria e Posaçme kërkoi mospranimin e kërkesës që parashtruan avokatët dhe ish ministri i mbrojtjes.

Gjykata u tërhoq në dhomë këshillimi, ku më pas do vendosë pranimin ose rrëzimin e kërkesës së avokatëve për riekspertim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy