Mbyti foshnjën në lumë/ 32-vjeçarja pritet të dalë para gjykatës, rrezikon deri burgim të përjetshëm

Mbyti foshnjën në lumë/ 32-vjeçarja pritet të dalë para gjykatës, rrezikon deri burgim të përjetshëm

Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet për shtetasen Oriana Gremi 32 vjeçe e cila në janarin e këtij viti mbyti foshnjën e saj në ujërat e lumit Kir. Pritet që 32-vjeçarja brenda pak ditësh të dalë përpara Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër për krimin e rëndë që ka kryer. Shtetasja Oriana Gremi është e akuzuar tashmë për veprën penale “Vrasje në Rrethana të Tjera Cilësuese” për vrasjen me dashje ndaj një të mituri dhe rrezikon të dënohet nga 20 vite burg deri në burgim të përjetshëm. Fillimisht 32-vjeçarja u arrestua për veprën penale “Vrasja me dashje” që parashikon 10-të deri në 20-të vite burg por organi akuzës ka ndryshuar veprën penale nga “vrasja me dashje” në “vrasja në rrethana të tjera cilësuese”. Ndërkohë nga dosja hetimore e prokurorisë pasi është pyetur disa herë 32-vjeçarja Oriana Gremi mësohet se ka deklaruar se e ka mbytur foshnjën e porsalindur pasi nuk donte që ta merrte vesh familja ku jetonte në fshatin Golem në Shkodër. Ndaj-32 vjeçares është ushtruar edhe një ekspertim psikologjik dhe ka rezultuar se është e aftë mendërisht dhe se mbytjen e foshnjës së saj e ka realizuar me dijeni të plotë. Në dosjen e Prokurorisë e akuzuara ka deklaruar në dëshminë e saj se pasi e ka lënë në ujë të cekët në lumin Kir dhe e ka vendosur mbi një peshqir në një qese, ka qëndruar përballë fëmijës së saj për disa orë. 32-vjeçarja edhe pse ka dëgjuar foshnjën duke qarë ka vijuar duke e lënë aty deri sa ka ndërruar jetë. Sipas ekspertizës foshnja ka humbur jetën, jo nga mungesa e oksigjenit siç është menduar fillimisht, por nga bronkopneumenia për shkak të ujit të ftohtë në lumit Kir në ditët e para të janarit kur ndodhi ngjarja dhe temperaturave të ulëta. I porsalinduri u gjet në afërsi të bregut mbi ujë. Gjatë qëndrimit përballë foshnjës së saj Oriana Gremi ka konsumuar edhe një coca cola dhe pasi është siguruar se ka ndërruar jetë është larguar nga aty. Sipas dëshmisë së 32-vjeçares askush nuk ka qenë në dijeni për shtatzaninë e saj deri në momentin e lindjes. Përpara se të shkonte policia për të bërë kërkimet për foshnjën, janë angazhuar dhjetëra të rinj të fshatit gjatë gjithë natës pas sinjalizimit që kishin patur nga murgeshat duke shpresuar që fëmija i porsalindur të ishte ende i gjallë. Orjana Gremi doli nga spitali rajonal i Shkodrës më 4 janar të këtij viti pasi lindi djalin e saj duke mbyllur dokumentacionin përkatës. Më pas 32-vjeçarja pasi ka folur me disa murgesha në atë zonë ka tentuar që ta lërë foshnjën në shtëpinë e foshnjës 0-3 vjeç në Shkodër, por në momentin e fundit është penduar duke vendosur ta mbajë. Dy ditë pasi ka dalë nga spitali, më 6 janar ka shkuar në ujërat e lumit Kir ku fëmija u gjet i pajetë. Efektivët u njoftuan nga murgeshat për ngjarjen e rëndë duke bërë më pas arrestimin e 32-vjeçares. Orjana Gremi jetonte tek daja në fshatin Golem të njësisë Rrethina ndërsa prej vitesh nuk kishte komunikim me prindërit e saj që e kanë braktisur që në moshën 1 vjeçe. Fillimisht në polici Orjana Gremi deklaroi se nuk ka mundur ta mbajë foshnjën e saj për shkak të gjendjes ekonomike duke vendosur ta lërë në ujërat e lumit Kir, pohim që e ka bërë në një shok psikologjik por më pas e ka ndryshuar dëshminë e saj duke thënë se nuk donte që t’ia dinte familja. Në spital nuk e tregoi atësinë pasi sipas saj ishte një shtatzëni e padëshiruar ndërsa ende nuk dihet se kush është babai. 32-vjeçarja prej afro 7 vitesh punonte në një prej fasonerive në Shkodër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy