Makina përplaset me murin rrethues të një shtëpie, 2 të plagosur

Makina përplaset me murin rrethues të një shtëpie, 2 të plagosur

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në Ndërnënas të Libofshës. 

 

Një automjet tip  “Citroen….” pasi ka humbur kontrollin, është përplasur me murin rrethues të një banese. Si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur dy të plagosur, të cilët janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier. 

 

Burimet nga spitali bëjnë me dije se një prej të plagosurve ndodhet në sallë me dëmtime më të rënda. 

 

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy