Thyen xhamat e një restoranti dhe kundërshtuan policët, pranga dy vëllezërve

Thyen xhamat e një restoranti dhe kundërshtuan policët, pranga dy vëllezërve

Dy vëllezër, janë arrestuar ditën e sotme në Dibër, të akuzuar për shkatërrim prone dhe kundërshtim të efektivëve të policisë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Bastri Sula 29 vjeç dhe Sabri Sula 22 vjeç, banues në Dibër (vëllezër).

Arrestimi i tyre u bë pasi në qytetin e Peshkopisë, për motive të dobëta kanë thyer xhamat e një biznesi privat ‘Bar-Restorant’, dhe gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të policisë për shoqërimin në komisariat të tyre, dy vëllezërit kanë kundërshtuar punonjësit e policisë duke i penguar në kryerjen e detyrave të tyre funksionale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Shkatërrim prone”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy