U dënua me dy vite burg nga GJKKO, arrestohet ish-shefi i Financës së Burgut të Lushnjës

U dënua me dy vite burg nga GJKKO, arrestohet ish-shefi i Financës së Burgut të Lushnjës

Ish-shefi i Financës në Burgun e Kosovës në Lushnjë, është ndaluar nga Policia, për ekzekutim të vendimit pasi GJKKO e ka dënuar me 2 vite burg për shkelje të barazisë në tendera, gjatë kohës që ushtronte detyrën.

GJKKO e ka dënuar 33-vjeçarin Mariglen Myftari, me 2 vjet burgim, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”.

DVP Fier

Vijon operacioni policor i koduar "Takimi i fundit", për ndalimin e shtetasve të dënuar nga GjKKO-ja, për shkelje të barazisë në një tender të zhvilluar në IEVP Kosovë. 

Ekzekutohet vendimi i GjKKO-së, për ish-shefin e Financës të këtij institucioni, i cili është dënuar me 2 vjet burgim.

Rreth 2 javë më parë, Policia ndaloi ish-drejtorin e IEVP Kosovë, të dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për të njëjtën veprimtari kriminale në dëm të pjesëmarrësve në këtë tender.

Në vijim të veprimeve operacionale, të kryera në vijim të operacionit policor të koduar "Takimi i fundit", nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, u bë ekzekutimi i vendimit të GjKKO-së, për ndalimin e shtetasit Mariglen Myftari, 33 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprat penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike" dhe "Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike".

Ky shtetas, në periudhën 2020-2021, gjatë së cilës ka qenë shef i Financës, në IEVP Kosovë, Lushnjë, me cilësinë e anëtarit të komisionit për zhvillimin e një tenderi me objekt transportin në këtë IEVP, duke kryer veprime të njëanshme, ka shkelur barazinë e pjesëmarrësve në këtë tender.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy