E rëndë në Itali, 23-vjeçari shqiptar dhunohet për vdekje (Emri)

E rëndë në Itali, 23-vjeçari shqiptar dhunohet për vdekje (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shtetas shqiptar është rrahur për vdekje nga disa të rinj. Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si Atilio Drekai. Mësohet se ai ka qenë në një tavolinë në kafene së bashku me shokun e tij italian, ku në një moment kanë marrë një telefonatë dhe më pas u zhvendosën në një parkim, jo shumë larg qendrës tregtare në Mottella.

Aty i prisnin një grup të rinjsh, të cilët i kanë goditur me shkopa bejsbolli dhe shufra hekuri të cilat u gjetën pranë vendit të ngjarjes.

Edhe pse iu nënshtrua një operacioni në spital, shqiptari Atilio Drekai fatkeqësisht nuk ia doli të mbijetonte, e ndërsa shoku i tij italian, 35-vjeçari Pier Francesco Ferrari ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Nuk dihen ende shkaqet e këtij sheri që përfundoi tragjikisht, teksa policia italiane po punon për zbardhjen e plotë të saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy