Plagosi me thikë të riun, shoqërohet 38-vjeçari

Plagosi me thikë të riun, shoqërohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar u shoqërua nga policia pasi dëmtoi me thikë një 22-vjeçar. Ngjarja ndodhi në Mallakastër për motive të dobëta.

Mësohet se agresori ka probleme të shëndetit mendor. 

Në njoftim thuhet: “Dëmtoi me mjet prerës (thikë), një 22-vjeçar, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, në pedonalen e qytetit, shoqërohet menjëherë 38-vjeçari. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë) i përdorur nga ky shtetas. 
Menjëherë pas njoftimit se në pedonalen e qytetit, një shtetas kishte dëmtuar me mjet prerës (thikë), një shtetas tjetër, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë ndërhyrë dhe kanë neutralizuar autorin.
Për këtë rast u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, shtetasi E. M., 38 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), ndërsa i dëmtuari, shtetasi K. I., 22 vjeç, është në kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme
”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy