Futën drogë në burgun e Peqinit, pezullohen 3 gardianë

Futën drogë në burgun e Peqinit, pezullohen 3 gardianë

Tre gardianë të burgut Peqin, janë pezulluar nga detyra, pasi dyshohen se lejuan brenda ambienteve të IEVP, futjen e lëndëve narkotike. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, bën të ditur në një njoftim për media se lënda narkotike është lejuar në periudha të ndryshme me qëllim shitjen dhe përfitimin e vlerave monetare nga ana e tre punonjësve të burgut. Ditën e martë, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka lëshuar urdhërin e ekzekutimit për caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj personave nën hetim. Njoftimi i plotë: Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ekzekutuar Urdhrin e ekzekutimit datë 13.06.2023, lëshuar në bazë të vendimit nr.391 datë 12.06.2023 dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj personave nën hetim; S.G me funksion punonjës i rolit të mesëm në IEVP Peqin S.G me funksion punonjës i rolit bazë në IEVP Peqin Xh.B me funksion punonjës i rolit bazë në IEVP Peqin Nga veprimet procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në bazë të materialit dërguar nga SHKBB, ka regjistruar procedimin penal, pasi shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë lejuar futjen e lëndëve narkotike në IEVP Peqin me qëllim shitjen dhe përfitimin e vlerave monetare, kjo e kryer në kohë dhe periudha të ndryshme. Veprimtaria e paligjshme është dokumentuar në të paktën tre raste nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.SHKBB mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët, të paraburgosurit, të dënuarit dhe punonjësit e administratës të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga punonjës të Policisë së Burgjeve, duke telefonuar në numrin 044 20 40 20.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy