
Një person i dyshuar për plagosje me armë zjarri në Tiranë dhe largim nga vendi i ngjarjes, është vënë në prangat e policisë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në Tufinë, shtetasi R. D., 42 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kishte plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin D. K., kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar.
Në saj të veprimeve të shpejta dhe profesionale, brenda një kohe rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë kapur dhe shoqëruar në komisariat, shtetasin R. D.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga ky shtetas.
Shtetasi D. K., aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me ngjarjen vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



