
Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 37-vjeçar shqiptar të identifikuar si Jorlando Lamaj. Ky i fundit është arrestuar në Verona të Italisë, ndërsa rezultonte i regjistruar në biznes dhe prej disa kohësh merrej me tregtimin e automjeteve përmes internetit me kontakte të ndryshme nga krahinat e Venetos.
Sipas mediave italianne, momentin e ndalimit të riut shqiptar i është gjetur një zarf me para. Ai është shprehur se i kishte fituar nga shitja e makinave. Dyshimet e karabinierëve u zhvendosën në banesën e 37-vjeçarit, ku ushtruan kontroll. Gjatë kontrollit, policia gjeti lëndë narkotike të llojit kokainë të ndarë në pako gati për t’i nxjerrë në treg. Policia bëri arrestimin e Lamajt dhe tashmë është sekuestruar edhe celulari i tij për të gjetur bashkëpunëtorët në trafikun e drogës.



