
Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së mërkurës në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Sipas policisë, makina ka qenë në lëvizje momentin e ngjarjes, ndërsa drejtohej nga shtetasi S. B., 41 vjeç.
Fatmirësisht shoferi nuk ka pësuar lëndime, ndërsa flakët dyshohet të kenë ardhur si pasojë e një defekti në automjet.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:00, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, ka marrë flakë gjatë kohës që ka qenë në lëvizje, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. B., 41 vjeç.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në automjet.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.



