Dy vajza në Tiranë janë vendosur nën hetim, pasi apartamentin që kishin marrë me qira, e shfrytëzonin për të ushtruar prostitucion.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset R. O., 20 vjeçe dhe R. D., 22 vjeçe, si dhe për shtetasin M. K., 20 vjeç.
Dy vajzat dyshohet se kishin marrë me qira, një apartament, ku ushtronin prostitucion. Ndërkaq, 20-vjeçari dyshohet se do të ofronte para, për të përfituar nga kjo veprimtari.



