Shpejtësi, parakalime dhe të dehur në timon, vendosen 693 gjoba gjatë një jave në Elbasan

Shpejtësi, parakalime dhe të dehur në timon, vendosen 693 gjoba gjatë një jave në Elbasan

Policia e Elbasanit ka shtuar kontrollet rrugore, me qëllim, parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve të qarkullimit.

Në flagrancë janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, janë pezulluar 26 leje drejtimi, nga të cilat, 12 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 14 për drejtim mjeti me shpejtësi mbi normën e lejuar. Po ashtu gjatë javës që lamë pas janë vendosur 693 gjoba.

‘Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve nga shërbimet e Policisë, falë dhe përdorimit të radarëve dhe dragerave, janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Gjithashtu, janë pezulluar 26 leje drejtimi, nga të cilat: 12 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 14 për drejtim mjeti me shpejtësi mbi normën e lejuar.

Janë vendosur 693 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon: 12 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike; 19 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 12 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; 285 masa për parakalime të gabuara; 14 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar; 135 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit; 2 masa për mungesë të siguracionit të mjetit; 214 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Elbasanit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy