Vidhte pompat e ujit në pallate, kapet në Sarandë një person me precedentë

Vidhte pompat e ujit në pallate, kapet në Sarandë një person me precedentë

Një person me precedentë të theksuar kriminal për vjedhje, është vënë në prangat e policisë së Sarandës pasi vidhte pompat e ujit, në katet e para të pallateve.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, për kallëzimet e disa qytetarëve, se iu ishin vjedhur pompat e ujit, në pallatet ku banonin, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi O. B., 41 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, i cili ishte dënuar dhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, ka vjedhur në mënyrë të përsëritur, pompat e ujit, në katet e para të pallateve të ndryshme, në Sarandë.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy