Shpëtim Kovaçi, vëllai i Brunilda Sadushi (Kovaçit), ka tentuar sërish vetëvrasjen brenda ambjenteve të Burgut të Beratit, ku është duke vuajtur dënimin.
Kovaçi ka pirë një sasi të konsiderueshme “detergjenti” dhe pasi është pikasur nga rojet e shërbimit në dhomën e tij është transportuar në gjendje të rëndë drejt Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit.
Mjekët e këtij spitali kanë deklaruar se i burgosuri Kovaçi ka mbërritur në kohë dhe pas një lavazhoje stomaku dhe medikameteve të marra është jashtë rrezikut për jetën.
I burgosuri Shpëtim Kovaçi ka tentuar vetëvrasjen brenda ambjenteve të Burgut të Beratit edhe disa ditë më parë,duke prerë damarët e qafës me briskun e rrojes në 11 Janar,në shenjë revolte se nuk u lejua të merrte pjesë atë ditë në funeralin e së motrës, Brunildës.
32-vjeçari Shpëtim Kovaçi është dënuar për “vrasje” 8-vite më parë.



