40-vjeçari humb jetën pasi rrëzohet nga një terren i thepisur malor në Kelmend

40-vjeçari humb jetën pasi rrëzohet nga një terren i thepisur malor në Kelmend

Një ngjarje tragjike është shënuar mëngjesin e sotëm në njësinë administrative Kelmend, në zonën e quajtur “Kozhnje”, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar nga një lartësi gjatë ecjes në një terren të thepisur malor.

Policia e Shkodrës njofton se rreth orës 09:15, Salla Operative ka marrë informacionin për incidentin, ku viktima është identifikuar si M. Ç., banues në fshatin Grudë Fushë.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ai ka qenë duke lëvizur në një zonë të vështirë malore kur ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga një lartësi, duke pësuar dëmtime fatale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy