
Prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, është intervistuar në cilësinë e kandidatit për SPAK në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Hajdarmataj është pyetur edhe për disa prej dosjeve që kanë trazuar muajt e fundit politiknë shqiptare.
EURALIUS dhe OPDATE e kanë pyetur prokurorin në mënyrë të veçantë për materialet e përgjimeve të publikuara nga gazeta "Bild".
Sipas Hajdarmatajt, Prokuroria për Krime të Rënda nuk ka patur një sektor të vetin për përgjimet dhe në këto kushte është e vështirë të përcaktohet nga kush kanë dalë ato.
Në fillim të qershorit, pas publikimeve të disa pjesëve të përgjimeve nga dosja “339” nga gazeta gjermane “Bild”, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për nxjerrjen e fakteve të hetimit.



