Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill 2021.

Seanca tjetër është caktuar për datë 22 dhjetor në orën 09:00.

Shkak i shtyrjes, është bërë pasi trupi gjykues vlerësoi të nevojshme të marrë kohën e mjaftueshme sipas ligjit për të shqyrtuar kërkesat paraprake të paraqitura nga avokatët e të pandehurve si edhe t’i jepet kohë për t’u njohur me shpjegimet e prokurorëve të kësaj çështje.

 Gjithashtu nga avokatët është kërkuar ndarje e çështjes së Paplekajt nga ajo e policëve. Mes të tjerash u kërkua edhe pavlefshmëri e disa akteve të hetimit.

Arbër Paplekaj, ish-punonjës i forcave RENEA dhe shoqërues i kandidatit demokrat për deputet në Elbasan, Gazment Bardhi, qëlloi për vdekje Pjerin Xhuvanin, ish-drejtues i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Elbasan.

Mbi 20 persona u shoqëruan drejt komisariatit asokohe. Ndër ta, dy kandidatë demokratë: Gazment Bardhi dhe Luçiano Boçi.

Ndërsa në burg, mbahet ende Paplekaj, në pritje të vendimit përfundimtar nga Gjykata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy