Vihen nën sekuestro pasuritë e Ylli Ndroqit (VIDEO)

Vihen nën sekuestro pasuritë e Ylli Ndroqit (VIDEO)

Vihen nën sekuestro pasuritë e Ylli Ndroqit. Policia ka finalizuar ekzekutimin e urdhrit për sekuestrimin e pasurive dhe bizneseve të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu). Sipas policisë, ekzekutimi i këtij urdhri vjen pas afro 18 muajsh hetime proaktive të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me homologët dhe agjencitë ndërkombëtare ligjzbatuese, bazuar në provat e grumbulluara në ngarkim të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), si subjekt i  ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Pasuritë e vëna nën sekuestro janë kryesisht aksione të Ndroqit në kompani të ndryshme, apartamente, troje dhe automjete. Shoqëritë dhe pasuritë e tjera, në zbatim të ligjit, janë marrë në administrim nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.

Pasuritë e vëna nën sekuestro

•             Kuotat dhe aksionet e shoqërisë "RENDON OIL" sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

•             Kuotat dhe aksionet e shoqërisë "YLDON" sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

•             Kuotat dhe aksionet e shoqërisë "DON-UCD" sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

•             Kuotat dhe aksionet e shoqërisë "REN-DON" sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

•             80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë "INTERKINEX" sh.p.k, me aksioner shoqërinë "YLDON", përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;

•             80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë "Ecogades Landon Balcan" sh.a, me aksioner shoqërinë "Landon", përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;

•             60% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë "ORA" sh.a, në emër të shtetasi Ylli Ndroqi dhe të masës 40% të kuotave në emër të shtetases M. N.;

•             51% të kuotave të shoqërisë "Landon" sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

•             50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë "P 8 31" sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

•             50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë "ALBANIA BAY MARINE", me aksioner shoqërinë "YI.DON", përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;

•             30% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë "CHANNEL ONE" sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

•             Pasuria e llojit "apartament", me sipërfaqe 117 m2, me adresë lagjja nr. 13, Plazh, Durrës;

•             Pasuria e llojit "truall", me sipërfaqe 300 m2, me adresë Tiranë;

•             Pasuria e llojit "truall", me sipërfaqe 600m2 dhe një ndërtesë me sipërfaqe 90 m2, me adresë Tiranë;

•             Pasuria e llojit "njësi shërbimi", me sipërfaqe totale 43.7 m2, me adresë Tiranë;

•             Pasuria e llojit "arë", me sipërfaqe totale 67.3 m2,  me adresë Tiranë;

•             Pasuria e llojit "truall",  me sipërfaqe totale 15 m2, me adresë Tiranë;

•             Pasuria e llojit "truall", me sipërfaqe totale 300m2, me adresë Tiranë;

•             Pasuria e llojit "truall", me sipërfaqe totale 2026m2, me adresë Tiranë;

•             Pasuria e llojit "apartament", me sipërfaqe, 52.3 m2, me adresë Tiranë, në bashkëpronësi me shtetasen M. N;

•             Pasuria e llojit "pyll", me sipërfaqe totale 100.000 m2, në Tiranë (Lanabregas);

•             Automjeti i tipit autoveturë, marka "Merces Benz", modeli S600, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

•             Automjeti i tipit autoveturë, marka "Rolls Royce", modeli PHANTOM, në pronësi të shtetases M. N.;

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy