Vepra të ndryshme penale/ Arrestohen 4 persona dhe procedohen 3 të tjerë në Vlorë

Vepra të ndryshme penale/ Arrestohen 4 persona dhe procedohen 3 të tjerë në Vlorë

4 persona janë arrestuar dhe 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale në qarkun e Vlorës.

A J., 50 vjeç, banues në Konisopl ka rënë në prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Po ashtu bëhet me dije se për dhunë ndaj bashkëshortes është arrestuar në Himarë edhe një 65-vjeçar me iniciale V.G.

E. R., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

-K. L., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë: DVP Vlorë

Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Dhuna në familje", shtetasin A. J., 50 vjec, banues në Konisopl, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Dhuna në familje", shtetasin V. G., 65 vjec, banues në Himarë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. R., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

-K. L., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. B., 40 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen", nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar. Pasi është ndaluar nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, është gjetur një fenelinë si ato të Policisë së Shtetit.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. S., 31 vjeç dhe E. M., 31 vjeçe, të dy banues në Orikum, pasi dyshohen se nëpërmjet rrjeteve sociale, kanë kanosur dhe shtrënguar me qëllim përfitimi, shtetasen J. S.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë dhe Sarandë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy