Vetingu, firmoset marrëveshja mes Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore

Vetingu, firmoset marrëveshja mes Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore

Firmoset Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore në funksion të procesit të Vettingut.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu dhe Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Bledar Xhemali firmosën sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit në kuadër të përmbushjes së detyrimeve ligjore që janë parashikuar në ligjin nr 12/2018 “Për Vlerësimin Kalimtar dhe Periodik”.

Objekt i kësaj marrëveshjeje është bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore për kryerjen e ekzaminimit toksikologjik në mostrat biologjike për përcaktimin e lëndëve narkotike, apo psikotrope nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Njëkohësisht, procesi i vetingut është duke vijuar normalisht në të trija shtyllat e vlerësimit për subjektet e përcaktuara pas hedhjes së shorteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy