Vidhte sende me vlerë, celularë dhe para, në makina dhe stacione autobusësh, arrestohet një person në Tiranë

Vidhte sende me vlerë, celularë dhe para, në makina dhe stacione autobusësh, arrestohet një person në Tiranë

Një person i cili vidhte sende me vlerë, aparate celular dhe shuma parash në dyqane, automjete dhe stacione autobusësh, është vënë në prangat e policisë së Tiranës.

Efektivët e komisariatit Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të R. L., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se ky shtetas dyshohet se është autor i tre ngjarjeve konkretisht:

-Me datë 13 qershor, ka vjedhur një aparat celular në automjetin e një 54- vjeçari;

-Me datë 12 maj, në një stacion autobusi, i ka vjedhur një shumë parash dhe 1 mjet identifikimi shtetasit F. P;

-Me datë 21 shkurt, ka vjedhur një shumë parash në një dyqan tek “Pazari i Ri”.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës iu gjetën e sekuestruan sende me vlerë, 8 aparate celular, municion luftarak, sende me vlerë, 3 mjete identifikimi të dyshuar të vjedhura dhe 1 armë e ftohtë.

Aktualisht vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy