Plagosje me armë zjarri në një lokal në Borsh, shoku qëllon shokun me armë (VIDEO)

Plagosje me armë zjarri në një lokal në Borsh, shoku qëllon shokun me armë (VIDEO)

Një plagosje me armë zjarri dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në fshatin turistik të Borshit.

Sipas burimeve nga policia, është plagosur një i ri, të cilin plumbi e ka kapur në dorë, duke shmangur pasoja më të rënda.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku dy shokë po konsumonin alkool. Sipas dëshmive, pas një debati mes tyre, njëri prej të rinjve ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të mikut të tij, duke e plagosur.

Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i krimit. Personi i lënduar është transportuar në spital ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të Komisariatit të Policisë Himarë, autori u identifikua dhe u vu në pranga. 

I dyshuari është shoqëruar në ambientet e komisariatit ku ka dhënë dëshminë e tij dhe ka rrëfyer ngjarjen.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas njoftimit për një konflikt të ndodhur në një lokal në Borsh, rreth orës 02:20 të datës 31 korrik, janë angazhuar menjëherë, duke shkuar në vendngjarje.

Nga veprimet hetimore paraprake dhe këqyrja e pamjeve filmike, dyshohet se pas një konflikti midis disa shtetasve, shtetasi Hekuran Çelaj ka plagosur me armë zjarri automatike, shtetasin Erald Shullazi, 33 vjeç, banues në Krujë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi Hekuran Çelaj, 42 vjeç, banues në Borsh, është lokalizuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjithashtu, janë shoqëruar edhe disa shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor, i përbërë nga specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, gjetjen e armës së zjarrit të dyshuar të përdorur dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy