Theu derën dhe tentoi të vidhte dyqanin e celularëve, arrestohet 33-vjeçari

Theu derën dhe tentoi të vidhte dyqanin e celularëve, arrestohet 33-vjeçari

Tentoi të vidhte në mesnatë, duke thyer xhamin e derës kryesore të një dyqani që tregtonte celularë dhe aparate dixhitale kapet në flagrancë i riu nw Librazhd.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte thyer xhamin e derës kryesore të një subjekti në sheshin "Gjergj Golemi", kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në këtë adresë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta  hetimore dhe operacionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Q., 33 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale "Vjedhja”, mbetur në tentativë dhe "Shkatërrimi i pronës".

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, pasi kishte thyer xhamin e derës së një subjekti privat, për të vjedhur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy