
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pendavinj në Korçë ku mësohet se nipi ka plagosur me thikë tezen dhe bashkëshortin e saj.
Ishin fqinjët ata që kanë dëgjuar të qarat e zonjës dhe më pas kanë njoftuar menjëherë policinë.
Mësohet se policia ka bërë të mundur shoqërimin e autorit, ndërsa nuk dihet ende motivi i këtij konflikti.
Gjendja e çiftit të plagosur është e rëndë, ndërsa kanë marrë plagë në zonën e gjoksit dhe në kokë.
Policia ka informuar se Ilia Jani ka shkuar në banesën e tezes së sij dhe është përfshirë në një konflikt me bashkëshortin e saj.
Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit që përfundoi me plagosjen e dyfishtë.



