Balla në konferencën e Interpol: Të nxjerrim para drejtësisë të arratisurit, numër rekord ekstradimesh

Balla në konferencën e Interpol: Të nxjerrim para drejtësisë të arratisurit, numër rekord ekstradimesh

Në Konferencën Evropiane të Interpolit, ministri i Brendshëm Taulant Balla u ndal në rritjen e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe kësaj organizate sa i përket operacioneve të përbashkëta, ashtu edhe numrit të të deportuarve në vendin tonë.

Balla theksoi nevojën e bashkëpunimit ndërkombëtar si mënyra më efikase për ta luftuar krimin e organizuar.

Sot, më shumë se kurrë, ne përballemi me sfida të shumta në fushën e sigurisë dhe rendit publik.

Krimi i organizuar, trafikimi i lëndëve narkotike, terrorizmi dhe krimet kibernetike janë kërcënime globale që nuk njohin kufij dhe kërkojnë një përgjigje të përbashkët dhe të koordinua.

Në lidhje me angazhimin e Policisë së Shtetit në kuadër të operacioneve ndërkombëtare në kuadër të Interpol, ministri bëri me dije se kemi bërë pjesën tonë në kontributin për komunitetin ndërkombëtar të policisë.

Numri në rritje i ekipeve të operacioneve të përbashkëta (16 gjatë vitit 2022 dhe 19 gjatë vitit 2023 - 2024); të arratisurve të arrestuar (82 gjatë vitit 2022 dhe 92 gjatë vitit 2023); dhe i takimeve operacionale të zhvilluara mes INTERPOL-it dhe Policisë së Shtetit Shqiptar (11 gjatë vitit 2022 dhe 26 gjatë vitit 2023), konfirmon Shqipërinë si një anëtar të angazhuar dhe partner të besuar.

Balla u shpreh se Shqipëria mbetet fuqimisht e angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit, kundër narkotikëve, duke theksuar kapjen dhe vënien para drejtësisë së autorëve.

Drupal Ad

Lufta kundër pandëshkueshmërisë është thelbësisht e lidhur me gjetjen e të arratisurve dhe sjelljen e tyre përpara drejtësisë.

Ne kemi marrë hapa të rëndësishëm dhe të fort për të reformuar sistemin tonë të drejtësisë, për të forcuar institucionet tona të sundimit të ligjit, dhe sapo kemi filluar të mbledhim rezultatet kundër të gjitha llojeve të pandëshkueshmërisë.

Shpreh falënderimet e mia për INTERPOL-in dhe shumë partnerë në këtë konferencë për numrin rekord të personave që janë ekstraduar ose deportuar në Shqipëri vitet e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy