
Forcat e Armatosura janë angazhuar dhe po ndërhyjnë për shuarjen e vatrave të zjarrit, në pyje në zonën e Karaburunit, Vlorë dhe në Cakran të Fierit, si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin tonë këto ditët e fundit, ka deklaruar ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi.
“Që prej orëve të para të ditës trupat e batalionit të Poshnjes dhe detarët e Pashalimanit janë angazhuar për fikjen e zjarrit në zonën e Karaburunit, duke sfiduar terrenin dhe temperaturat ekstreme”, shkruan Ministri në median sociale Facebook.
Më tej Peleshi bëri me dije se trupa të batalionit të III të këmbësorisë prej ditësh i janë bashkuar përpjekjeve të strukturave lokale për shuarjen e zjarrit në pyllin e Kreshpanit në Cakran të Fierit.





