Shkodër, aksidentohet për vdekje një 28-vjeçare

Shkodër, aksidentohet për vdekje një 28-vjeçare

Një aksident rrugor i mori jetën një 28-vjeçareje pasditen e sotme në Shkodër.

Ngjarja ndodhi në  aksin Shkodër- Bardhaj, ku një mjet tip Alfa-Romeo ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një mur e duke goditur për vdekje 28-vjeçaren L.H.  

Sipas policisë drejtuesi ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe si pasojë ka dëmtuar këmbësorët në trotuar: L. H. 28 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër, si dhe është dëmtuar shtetasi D. K. 42  vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit i cili është larguar nga vendi ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy