
Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në fshatin Barbullush të Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, ku shtetasja M. V., 23 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit e cila aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



